Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, njoftoi për marrjen e paketës së re Starlinks, pjesë e shërbimit të internetit të SpaceX, nga Polonia, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në Telegram, ai shkroi: “Ukraina mori një grup tjetër të Starlinks, të cilat do të shkojnë në “Pikat tona të Pamposhtësisë”, si dhe për sferat e energjisë dhe mjekësore”, duke iu referuar hapësirave me ngrohje dhe me energji elektrike që ofrojnë ushqime të ngrohta, energji elektrike dhe internet për ukrainasit e zhvendosur.
“Ne punojmë për t’i mbajtur njerëzit të lidhur,” shtoi ai. “Kjo është grupi i tretë që kemi marrë nga Polonia dhe pjesa e parë e një serie të madhe që do të arrijë në fund të janarit.”/FolDrejt/