Ministria e Jashtme e Ukrainës mohoi se Kievi ishte përfshirë në tentativë për sabotim në një aeroport të Bjellorusisë muajin e kaluar, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko akuzoi shërbimet e inteligjencës ukrainase dhe amerikane për përfshirje në sulmin me dron, për të cilin pretenduan aktivistët antiqeveritar bjellorusë.
“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për të krijuar një kërcënim artificial nga Ukraina për hir të justifikimit të mbështetjes (bjelloruse) për agresionin e Rusisë”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko./FolDrejt/