Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se Ukraina mund ta fitojë luftën, pasi, sipas tij, Rusisë nuk po ecë sipas planifikimit pushtimi, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Ai citohet të ketë thënë se ofensiva e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit ka ngecur, sipas një vlerësimi të mbështetur nga ushtria e Mbretërisë së Bashkuar.
Në anën tjetër, Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson thotë se do të shkojë sot në parlament për të siguruar mbështetje për një aplikim për t’u bashkuar me NATO-n.
Rusia e ka kritikuar këtë përpjekje për zgjerim të kufijve të NATO-s në Evropë, duke e cilësuar si “gabim”./FolDrejt/