Këshilltari i presidentit ukrainas Mikhail Podoljak shton se “receta e fitores është e thjeshtë dhe përfshin një embargo të vërtetë nafte, tanke, avionë dhe artileri”.
Ukraina ka nevojë për armë të rënda nga Perëndimi dhe një “embargo të vërtetë nafte” ndaj Rusisë për ta mposhtur atë deri në fund të vitit, tha sot këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podoljak, transmeton Fol Drejt.
“Ukraina nuk është e interesuar për një luftë të gjatë me Rusinë, as e gjithë bota. Ne nuk mund ta fitojmë këtë muaj (siç është paralajmëruar), por mund ta bëjmë këtë vit”, tha Podoljak në Twitter, raporton BBC./FolDrejt/