Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, lista e krimeve ekocide përfshin dëme të shkaktuara në një objekt kërkimor bërthamor në qytetin Kharkiv në qershor, sulme në depot e naftës, si dhe vrasjen e 800,000 pulave nga trupat ruse në fund të tetorit në një fermë në qytetin e Svyatohirsk në rajonin e Donetskut, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, Rusia ka shkaktuar më shumë se 37.5 miliardë dollarë dëme në mjedisin e Ukrainës, thanë prokurorët. /FolDrejt/