Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës thuhet se nga bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 1.141 institucione arsimore ndërsa 99 prej tyre janë shkatërruar plotësisht
Të paktën 208 fëmijë e kanë humbur jetën dhe 376 janë plagosur nga sulmet e ushtrisë ruse në Ukrainë, shkruan AA, transmeton FolDrejt.
Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme të Ukrainës thuhet se nga bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 1.141 institucione arsimore ndërsa 99 prej tyre janë shkatërruar plotësisht.
Në deklaratë thuhet se që nga 24 shkurti kur Rusia nisi sulmet e saj 208 fëmijë e kanë humbur jetën dhe 376 fëmijë të tjerë janë plagosur,.
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshchuk tha 4 autobusë evakuimi arritën të largohen nga Mariupoli në kuadër të korridorit humanitar të hapur dje për evakuimin e civilëve dhe se civilët që kaluan natën në Berdyansk do të arrijnë sot në Zaporizhzhia.
Duke theksuar se puna për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve do të vazhdojë edhe sot, Vereshchuk theksoi se situata e sigurisë në zonat e luftës është komplekse dhe mund të ndryshojë në çdo kohë./FolDrejt/