Ukraina dhe Rusia kanë negociuar në lidhje me kthimin e ushtarëve të vrarë gjatë sulmeve ruse.
Lajmin për këtë negocim mes dy vendeve e ka bërë vetë Ministria përmes një deklarate, ku bëhet e ditur se 62 trupa të pajetë janë kthyer në shtëpi, pasi humbën jetën gjatë luftimeve me Rusinë, transmeton Fol Drejt.
“62 heronj të rënë u kthyen në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Bëhet e ditur se 50 prej këtyre ushtarëve janë vrarë gjatë sulmeve ruse në burgun Olenivka, në Donetsk./FolDrejt/