Forcat ajrore të Ukrainës thanë se 13 nga 17 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia në sulmet gjatë natës janë rrëzuar.
“Mbrojtja ajrore funksionoi në rajonet jugore, lindore dhe qendrore”, thanë autoritetet e forcave ajrore në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Si rezultat i luftimeve kundërajrore, 13 UAV-të sulmuese “Shahed-136/131″ u shkatërruan nga forcat dhe mjetet e forcave ajrore në bashkëpunim me mbrojtjen ajrore të komponentëve të tjerë të Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës”, thuhet tutje në njoftim./FolDrejt/