Ukraina ka paralajmëruar se mund të bojkotojë Lojërat Olimpike nëse atletët e Rusisë dhe Bjellorusisë lejohen të garojnë vitin e ardhshëm, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Facebook, ministri ukrainas i Sportit, Vadim Guttsait, tha se planet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) për të parë mënyrat që ata atletë të kthehen në gara do të kundërshtohen.
“Pozicioni ynë është i pandryshuar: për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë, atletët rusë dhe bjellorusë nuk duhet të jenë në garat ndërkombëtare,” tha.
“Nëse nuk dëgjohemi, nuk e përjashtoj mundësinë që të bojkotojmë dhe të refuzojmë pjesëmarrjen në Olimpiadë”.
Lojërat Olimpike 2024 po zhvillohen në Paris të Francës.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022, shumë organizata sportive kanë zhvendosur ngjarjet dhe kanë pezulluar ekipet ose atletët rusë, ndërsa sponsorët i kanë përfunduar kontratat në protesta kundër luftës.
Atletët rusë dhe bjellorusë janë ndaluar në disa sporte, ndërsa atyre u lejohet të garojnë nën një flamur neutral në të tjera./FolDrejt/