Rusia po përgatitet të nisë një valë të dytë mobilizimi në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ai shtoi se kadetët nga shkollat ushtarake do të diplomoheshin herët dhe do të dërgoheshin në Ukrainë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, këto grupe mjaftojnë për të rimbushur humbjen e një numri të konsiderueshëm trupash ruse.
Një këshilltar i ministrisë së punëve të brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko, bëri pretendime të ngjashme në fillim të këtij muaji.
Ai tha se 700,000 trupa do të mobilizohen në janar./FolDrejt/