Zyrtarët në Kiev kanë ndaluar aktivitet masive në kryeqytetin ukrainas, ndërsa në qytetin verior Kharkiv zyrtarët planifikojnë në shtetrrethim, i cili do të vihet në zbatim nga mbrëmja e së martës.
Këto masa vijnë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky paralajmëroi dje se Rusia mund të bëjë sulem të dhunshme , në prag të festimeve të Ukrainë për Ditën e Pavarësisë të vendit.
Të mërkurën, 24 gusht ukrainasit festojnë Ditën e Pavarësisë, shkruan BBC.
E mërkura shënon 31-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës nga pushtimi sovjetik.
Ndërkohë raketa të shumta kanë goditur qytetin jugor të Nikopolit, në afërsi të centralit bërthamor në Zaporizhzhzia.
Situata në centralin bërthamor është e “tensionuar”.
Gjithashtu Rusia ka nisur një hetim për një bombë në makinë që vrau Daria Dugina, vajzën e aleatit të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.