Ministria e Energjisë në Ukrainë ka bërë të ditur se do ta ndërpresë eksportimin e energjisë elektrikë në BE si pasojë e sulmeve të sotme ruse në infrastrukturën energjetike ukrainase.
Këtë njoftim e kanë dhënë përmes një deklarate të postuar në faqen e internetit, transmeton Fol Drejt.
“Sulmet e sotme me raketa, të cilat goditën termocentralet dhe nënstacionet e shpërndarjes së energjisë elektrike, detyruan Ukrainën të pezullojë eksportet e energjisë elektrike nga 11 tetori 2022 për të stabilizuar sistemin e brendshëm të energjisë”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/