Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Ukraina po e shfrytëzon një armë sekrete, në luftë kundër Rusisë

3 vjet më parë
in BOTA, UKRAINË
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Holly Ellyatt “CNBC”

Kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fundin e muajit shkurt, komandantët e saj ushtarakë panë se ukrainasit kishin në arsenalin e tyre edhe një “armë” shumë jo konvencionale por tejet efektive:sezonin e saj famëkeq të shirave dhe baltës.

Koha e pushtimit rus, që nisi më 24 shkurt, përkoi me atë që njihet në vend si “sezoni i rrugëve me baltë” ose “Rasputitsa” në rusisht. Është një fenomen që ndodh dy herë në vit, fillimisht në pranverë – kur zbuten ngricat e dimrit dhe kur terreni dhe rrugët e pa asfaltuara të vendit, bëhen praktikisht të pakalueshme pasi i shndërron në baltovina – dhe më pas në vjeshtë, kur mund të ketë shira të dendur.

Balta cilësohet nga ekspertët ushtarakë, si një ndër shkaqet që ka sjellë edhe ngadalësimin e përparimit të Rusisë në disa pjesë të vendit, sidomos në veri. Imazhet dhe videot që qarkullojnë në internet, tregojnë tanke, kamionë dhe mjete të tjera të blinduara ruse të bllokuara dhe të braktisura në rrugët me baltë apo fushat e Ukrainës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

Porosit Web Porosit Web

Kjo ka nxitur njëfarë mosbesimi midis analistëve dhe ekspertëve ushtarakë, të cilët thonë se komandantët rusë duhet të ishin përgatitur më mirë për kushtet në terren, duke qenë në gjendje që ta shmangnin kënetën e shkaktuar nga terreni me baltën pranverore të Ukrainës.

Kjo është një dukuri e njohur edhe në librat e historisë:pushtimi i Rusisë nga Napoleon Bonapartit në vitin 1812 u ngadalësua nga balta, ashtu si ushtritë e Adolf Hitlerit, të cilat pushtuan Bashkimin Sovjetik në vitin 1941, hasën të njëjtat probleme logjistike të shkaktuara nga balta dhe terreni i ashpër.

Me to janë përballur javët e fundit edhe trupat ruse. Ekspertët thonë se ushtria ruse duhet ta dinte më mirë se me çfarë kushtesh do të përballeshin forcat e tyre në Ukrainë. “Balta ukrainase dhe ajo që në rusisht njihet si ‘rasputitsa’ është periudha pas dimrit, ku shumë rrugë bëhen të pakalueshme … Kjo dihet prej qindra vjetësh. Edhe Napoleoni e ndesh me këtë problem.

Ky është një tipar taktik shumë i dobishëm për ukrainasit, sidomos në veri, ku territori është shumë më i pyllëzuar“- shprehet për CNBC Maximilian Hess, bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme. Në fillim besohej gjerësisht se Rusia do të arrinte një fitore të shpejtë në Ukrainë.

Por ushtria e saj u përball me një rezistencë të fortë nga forcat ukrainase, të cilat aleatët perëndimorë i kanë ndihmuar me shumë armatime moderne. Përpara pushtimit, Rusia kishte grumbulluar mbi 100.000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, dhe kishte kryer stërvitje ushtarake me aleatin e saj Bjellorusinë, që ndodhet në veri të Ukrainës.

Por Moska kishte këmbëngulur vazhdimisht se nuk kishte plane të pushtonte fqinjin e saj.

Pavarësisht stërvitjeve ushtarake përpara pushtimit, analistët ushtarakë thanë se faza e parë e luftës – nga e cila Rusia ka fituar terren në jug dhe në lindje të vendit, por nuk ka arritur të përparojë shumë në veri, dhe teksa forcat e saj janë tërhequr prej andej duke u përqendruar në Ukrainën Lindore – tregoi një mungesë të planifikimit, gatishmërisë dhe aftësive taktike nga komandës ushtarake dhe ushtarët rusë, shumë prej të cilëve janë rekrutuar vetëm kohët  fundit.

Hess thekson se vetëm paaftësia e Rusisë për t’u përballur me sezonin e baltës në Ukrainë “tregon problemet reale të profesionalizmit të ushtrisë së saj”:”Kjo paaftësi ngre për mua pikëpyetje reale. Rusët janë stërvitur dhe praktikuar prej kohësh për këtë pushtim. E megjithatë ata nuk kanë pasur koordinimin e mjaftueshëm për lëvizjen e njësive të blinduara, duke përballuar si duhet baltën, që njihet si problem nga ushtritë prej të paktën 300 vitet e fundit”.

Shërbimet sekrete amerikane, thonë se Rusia donte që ta niste pushtimin e Ukrainën në fillim të këtij viti, por e shtyu ofensivën e saj me urdhër të Kinës, në mënyrë që të mos linte në hije Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, të cilat përfunduan më 20 shkurt.

Sam Cranny-Evans, analist në institutin kërkimor të mbrojtjes në Britaninë e Madh, RUSI, thotë për CNBC se shumica e automjeteve ushtarake ruse, duhej të ishin në gjendje të përballeshin me baltën në Ukrainë.

Por problemet lindën për shkak se shumë mjete përdorën të njëjtin kalim, një problem shumë i parashikueshëm për çdo komandant ushtarak që ka njohuritë bazë mbi “terramekanikën” ose “ndërveprimin e tokës me automjetet që udhëtojnë jashtë rrugëve të asfaltuara”.

“Shumica e mjeteve të ushtrisë ruse, do të lëviznin pa shumë problem nëpër baltë, me kushtin që të mos ndiqnin vazhdimisht të njëjtën rrugë. Por unë mendoj se ka edhe faktorë të tjerë që e kanë kufizuar manovrën e tyre. Kështu përfshihet mungesa e mbështetjes tek hekurudhat dhe rrugët për logjistikën e tyre”- thotë Crany-Evans.

Ai shton se madhësia gjeografike e konsiderueshme e Ukrainës, përbën një sfidë shtesë për makinerinë luftarake të Rusisë, sidomos për njësitë që janë më larg frontit aktual, si ato në Ukrainën Veriore. Shumë nga këto njësi kanë bërë një tërheqje taktike, për t’u fokusuar në rajonet lindore dhe jugore, ku po zhvillohet faza e dytë e luftës në Donbas dhe përgjatë Detit të Zi. /abcnews.al

Tags: luftaRusiaUkraina
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij

Lajmi tjetër

Përsëri policia izraelite bastis Xhaminë Al-Aksa

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
BOTA

Humaniteti i fshehtë i Oprah Winfrey: Një shembull frymëzues për botën

12 Qershor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM