Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendon se ushtria ruse ka humbur 24.200 ushtarë, 194 avionë, 155 helikopterë dhe 1.062 tanke.
Në një deklaratë lidhur me humbjet e ushtrisë ruse në periudhën 24 shkurt – 3 maj, Shtabi i Përgjithshëm ukrainas tha se ushtria ruse e cila ka sulmuar Ukrainën ka humbur edhe 400 ushtarë të saj në 24 orët e fundit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 24.200 ushtarë si dhe janë rrëzuar 194 avionë, 155 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 1.062 tanke, 2.567 mjete të blinduara, 475 topa, 162 sisteme raketahedhëse dhe 80 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1.843 automjete, 10 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 291 mjete ajrore pa pilot (dronë).
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë./FolDrejt/