Ukraina ka pohuar se ka “eliminuar” 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në përditësimin e saj të përditshëm mbi humbjet ruse, ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se gjithsej 139,770 ushtarë armiq janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Ajo gjithashtu pretendoi se kishte shkatërruar 3,290 tanke, 6,507 automjete të blinduara luftarake dhe 298 avionë ushtarakë./FolDrejt/