Ushtria ukrainase bëri të ditur se rreth 22.400 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës gjithashtu pretendon se u shkatërruan 185 avionë rusë, 155 helikopterë dhe 939 tanke, 2.342 automjete të blinduara, 421 topa, 149 sisteme raketore dhe 71 sisteme të mbrojtjes ajrore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit Rusia ka humbur 300 luftëtarë në Ukrainë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës gjithashtu thotë se u shkatërruan 1.666 automjete të ushtrisë ruse për shërbime të ndryshme, tetë anije dhe skafe të lehta, 76 automjete me karburant dhe 207 dronë.
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi me sulmin rus më 24 shkurt, provokoi dënimin ndërkombëtar, çoi në sanksione financiare kundër Moskës dhe inkurajoi eksodin e kompanive globale nga Rusia./FolDrejt/