Gjermania do të furnizojë Ukrainën me raketa moderne kundërajrore dhe sisteme radarësh, sipas një njoftimi të kancelarit Olaf Scholz, shkruan skynews.
Scholz u tha politikanëve se qeveria e tij kishte vendosur të dërgonte në Kiev sistemin e mbrojtjes tokë-ajër me rreze të mesme IRIS-T, të zhvilluar nga Gjermania së bashku me vendet e tjera të NATO-s.
Ai tha gjithashtu se Gjermania do të furnizojë Ukrainën me sisteme radari.
“Ne kemi ofruar vazhdimisht armë që nga fillimi i luftës. Së fundmi, qeveria ka vendosur që ne do të ofrojmë sistemin më modern të mbrojtjes ajrore që Gjermania ka,” përfundoi Scholz.
Ditën e djeshme, kancelari gjerman tha gjithashtu se vendi i tij do të dërgojë automjete luftarake (IFV) në Greqi në mënyrë që qeveria në Athinë të mund të dërgojë në Ukrainë automjete sovjetike.
Megjithatë, Scholz nuk dha detaje se çfarë lloj automjetesh luftarake të këmbësorisë do t’i dorëzonte Berlini Greqisë – ose çfarë lloj armësh Athina do të dërgonte në Kiev./abcnews.al