Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, u shpreh se Ukraina pret të marrë këstin e parë prej 3 miliardë eurosh (3.25 miliardë dollarë) të një pakete mbështetjeje prej 18 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian këtë javë.
“Ukraina dhe BE sapo kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për ofrimin e 18 miliardë (euro) ndihmë makro-financiare.”, shkroi nw Twitter kryeministri Shmyhal.
“Ne presim të marrim një këst prej 3 miliardë eurosh këtë javë. Shumë faleminderit për Ursula von der Leyen dhe Valdis Dombrovskis. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik në të ardhmen.”, shtoi ai./FolDrejt/
Ukraine and the EU have just signed a Memorandum of Understanding to provide €18bn in macro-financial assistance. We expect to receive a tranche of €3bn this week. Many thanks to @vonderleyen & @VDombrovskis. This will help maintain macroeconomic stability going forward.
— Denys Shmyhal (@Denys_Shmyhal) January 16, 2023