Ukraina ka sugjeruar se një raketë e rrëzuar mbi territorin bjellorus mund të ketë qenë një veprim i Moskës që synon të sjellë Minskun në luftë, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Pala ukrainase nuk përjashton një provokim të qëllimshëm nga ana e Rusisë, e cila vendosi një rrugë të tillë për raketat e saj të lundrimit për të provokuar përgjimin e tyre në hapësirën ajrore mbi territorin e Bjellorusisë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes./FolDrejt/