The Economist
Gjaku mund të derdhet së shpejti në Ukrainë, por a do të jetë i vërtetë apo i rremë? Më 31 janar, autoritetet arrestuan një grup që sipas tyre po planifikonte të organizonte trazira në qytetet e Ukrainës. Komploti dyshohet se përfshiu mijëra protestues antiqeveritarë që ishin paguar, bomba tymi dhe litra gjak të rremë dhe me mjekë në vendngjarje për të simuluar ndihmën e parë.
Qëllimi, sipas Ihor Klymenko, shefi i policisë së Ukrainës, ishte të trondiste vendin me imazhe virale të trazirave dhe brutalitetit të policisë. Megjithatë, dy ditë më parë, qeveria e Ukrainës hodhi poshtë informacionet nga zyrtarët e inteligjencës amerikane se Rusia po transportonte furnizime me gjak për trupat e saj në kufirin ukrainas për të trajtuar viktimat e mundshme të luftës, raporton abcnews.al
“Qëllimi i një informacioni të tillë është përhapja e frikës dhe panikut në shoqërinë tonë”, shkruan zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, në një postim në Facebook.
Midis Ukrainës dhe Amerikës ka nisur një përçarje retorike dhe analitike. Ndërsa amerikanët paralajmërojnë për një pushtim të afërt rus, Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, mendon se kërcënimi më i madh mund të vijë nga brenda.
Zelensky ka hedhur poshtë informacionet nga Joe Biden, presidenti amerikan, se një Rusia do të pushtojë Ukrainën në shkurt. Ai madje ka kritikuar liderët e huaj për retorikën e tyre të tmerrshme dhe ka sugjeruar se kërcënimi ushtarak i Rusisë nuk është asgjë e re.
“Unë jam presidenti i Ukrainës, dhe mendoj se i di detajet më mirë se çdo president tjetër”, tha Zelensky.
Shumë diplomatë të huaj shprehin zhgënjimin me Zelenskyn, të cilin e kanë cilsësuar si një njëri pa përvojë. Ata theksojnë se aio ka kërkuar armë Perëndimit ndërsa nga ana tjetër thekson se lufta nuk do të ndodhë.
Pjesa më e madhe e strukturës së politikës së jashtme të Uashingtonit vizitoi Kievin, për të treguar mbështetje, por edhe për t’ua shpjeguar rrezikun e pushtimit vendasve. Boris Johnson, kryeministri i Britanisë, vizitoi Kievin më 1 shkurt dhe tha se Rusia po kryente tani “demonstrimin më të madh të armiqësisë ndaj Ukrainës.” Petro Poroshenko, i cili humbi pushtetin nga Zelensky në vitin 2019, tha se ajo çfarë Putin bën dhe dëshiron janë gjëra të ndryshme.
“Në fund të fundit, vendimet e tij nëse do të pushtojë ose jo Ukrainën do të varen nga forca e Ukrainës, uniteti i saj kombëtar dhe solidariteti i Perëndimit. Unë dua tju them vetëm kaq: “Mos i besoni Putinit dhe mos kini frikë nga Putin.” Forca dhe vendosmëria janë e vetmja gjuhë që funksionon”, tha ai në një intervistë.
Për tetë vite Ukraina ka qenë në luftë me separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e saj lindor të Donbasit. Perspektiva e përshkallëzimit të Rusisë është një kërcënim i përhershëm. Nuk ka nevojë të ndodhë për të dëmtuar moralin e Ukrainës dhe për të dekurajuar investimet, raporton abcnews.al
Shumë ukrainas, të cilët kanë një qëndrim stoik ndaj situatës, vlerësojnë qetësinë e Zelenskit. Ministria e Jashtme kritikoi Amerikën dhe Britaninë për evakuimin e stafit nga ambasadat e tyre në Kiev, duke e quajtur veprim të nxituar. Amerika i sheh forcat e armatosura të Ukrainës si të mbingarkuara, duke krijuar kështu hapësirën për pushtimin e mundshëm të Rusisë.
Por ukrainasit kanë besim në vendin që kanë ndërtuar që nga viti 2014. Nëse Rusia do të pushtonte dhe do të vendoste një regjim kukull, ajo do të përballej jo vetëm me një kryengritje, por edhe me një burokraci jo bashkëpunuese. Edhe për ukrainasit e korruptuar në krye të rrjeteve të patronazhit, një pushtim nga ana e Rusisë nuk është aspak pozitiv pë rata.
Në Donbas, kjo do të thotë kolaps ekonomik. Në Krime, elitat lokale duhet të konkurrojnë me zyrtarë të fuqishëm të dërguar nga Moska. Zyrtarët ukrainas ndonjëherë mund të jenë të ashpër dhe të korruptuar por kjo nuk do të thotë se ata do ti shesin besnikërinë Rusisë.
Megjithatë, edhe nëse Ukraina është më elastike sesa mendojnë amerikanët, Zelensky është në një pengesë. Nëse Ukraina pushtohet nga Rusia, vendimi i tij për të minimizuar rrezikun mund t’i kushtojë atij besimin e popullit, raporton abcnews.al
Në negociatat në Mynih javën e ardhshme me Rusinë, Francën dhe Gjermaninë, ai do të përballet me presion për të zbatuar protokollet e Minskut, një marrëveshje e imponuar nga Rusia në vitin 2015, e cila në fakt u jep rajoneve pro-ruse të Ukrainës të drejtën e vetos mbi politikën e jashtme.
Më 31 janar, kreu i këshillit të sigurisë kombëtare të Ukrainës tha se vendi nuk do t’i zbatojë protokollet dhe Perëndimi duhet të ndalojë së imponuari diçka të tillë. Platforma e Opozitës për Jetën, një parti që ka marrëdhënie miqësore me Rusinë, po pret që Zelensky të gabojë. Po kështu është edhe paraardhësi i tij, Poroshenko, një oligark të cilin qeveria e Zelensky e ka akuzuar për tradhti.
Por ukrainasit e kuptojnë ndryshimin midis një presidenti që ka të meta dhe sistemit të mirë që ai ka ndërtuar. Deklaratat e Zelensky janë “irrituese për ne, por ai mund të jetë irritues për Perëndimin”, tha Oleksiy Haran, një zyrtar i shkencave politike në Akademinë Kyiv-Mohyla.
“Por kjo është pikërisht demokracia e mallkuar.” Nëse ndodh lufta, ajo që është në rrezik është demokracia e Ukrainës./abcnews.al