Rusia ka humbur 84,600 trupa që nga fillimi i luftës në Ukrainë, deklaroi sot në mëngjes Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Nga këta raportohet se 390 kanë vdekur vetëm në 24 orët e fundit.
Moska raportohet gjithashtu se ka humbur 2,892 tanke, 5,822 automjete të blinduara, 1,870 sisteme artilerie dhe 209 sisteme të mbrojtjes ajrore.
Kapaciteti ajror i Rusisë dyshohet se është ulur në masën e 278 avionëve, 261 helikopterëve dhe 1,537 dronëve./FolDrejt/