Forcat ruse lëshuan “më shumë se 50 raketa lundrimi kundër Ukrainës” dhe 44 prej tyre u kapën, tha forcat ajrore të Ukrainës në një postim në Telegram të hënën.
“Në orën 7:00 të mëngjesit të 31 tetorit, pushtuesit rusë nisën disa valë sulmesh me raketa ndaj objekteve kritike të infrastrukturës në Ukrainë”, tha Komanda e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.
“Më shumë se 50 raketa lundrimi X-101/X-555 u lëshuan nga aeroplanët transportues të raketave strategjike të aviacionit Tu-95/Tu-160 në veri të Detit Kaspik dhe rajonit të Volgodonskut (rajoni i Rostovit).
Një valë sulmesh ruse goditi infrastrukturën kritike në Kiev dhe qytete në mbarë Ukrainën të hënën.
Forcat ajrore shtuan se kishin shkatërruar 44 raketa lundrimi./FolDrejt/