Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës thotë se Rusia ka mjaft raketa me precizion të lartë për të kryer disa sulme të tjera të mëdha ajrore mbi Ukrainën para se të mbarojë rezerva, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Por, Kyrylo Budanov, kreu i agjencisë së inteligjencës së mbrojtjes, tha në televizionin kombëtar se stoqet e Rusisë po përfundonin.
Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se kreu një sulm të madh me precizion të lartë ndaj sistemit të komandës ushtarake të Ukrainës të hënën, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
Ukraina tha se të paktën katër persona u vranë në sulmet me raketa ruse, por se 70 raketa u rrëzuan./FolDrejt/