Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka bërë të ditur se Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë dhe të përhershëm të centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.
Përmes një deklarate të mbrëmjes së sotme Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) thekson se rregullatori bërthamor i Ukrainës e ka informuar atë se Rusia planifikon të marrë nën menaxhim kompaninë e saj bërthamore shtetërore, Rosatom.
Ukraina gjithashtu pretendoi se stafi po detyrohet “të koordinohet me forcat ruse për të gjitha çështjet operacionale, duke përfshirë çështjet teknike” dhe se “ekspertët rusë kishin mbërritur në vend disa ditë më parë për të vlerësuar situatën e rrezatimit atje”. Rusia, e cila mori kontrollin e centralit pas një beteje intensive me trupat ukrainase më 4 mars, i ka mohuar pretendimet, transmeron Fol Drejt.
IAEA tha gjithashtu se Energoatom e kishte informuar atë se përpjekjet për të riparuar linjat e dëmtuara të energjisë në centralin bërthamor të Çernobilit po vazhdojnë dhe se gjeneratorët me naftë po sigurojnë energji rezervë për sistemet e rëndësishme për sigurinë.
Energoatom ka pretenduar gjithashtu se “stafi teknik prej 211 personash dhe rojeve ende nuk kanë qenë në gjendje të ndërrohen duke jetuar atje që një ditë para se forcat ruse të merrnin kontrollin”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/