Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhnyi, ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve ajrore të sotme nga Rusia, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se forcat ruse përdorën raketa hipersonike “Kinzhal” për të goditur objektivat në të gjithë vendin.
Sipas deklaratës së tij, 47 raketa me krahë u shkatërruan nga ushtria ukrainase, 20 prej tyre në zonën e kryeqytetit Kiev.
Ai tha se tre nga katër raketat ajrore të kontrolluara X-59 “dështuan në arritjen e qëllimeve të tyre”.
“Qëllimi i rusëve mbetet i pandryshuar – presioni psikologjik mbi ukrainasit dhe shkatërrimi i infrastrukturës kritike”, shtoi ai.
“Por ne nuk mund të thyhemi!”/FolDrejt/