Portet e Ukrainës aktualisht operojnë me vetëm 25-30% kapacitet për shkak të “vonesave të qëllimshme” nga Rusia, sipas ministrisë ukrainase të infrastrukturës.
Drithërat dhe produktet e tjera bujqësore janë lejuar të largohen nga portet e Ukrainës që nga një marrëveshje e ndërmjetësuar midis OKB-së, Ukrainës, Rusisë dhe Turqisë në korrik. Negociatat për të zgjatur marrëveshjen përtej afatit të nëntorit janë duke vazhduar, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në Facebook, ministria tha: “Rusia po vonon qëllimisht zbatimin e plotë të Iniciativës së Grurit.
“Portet kanë funksionuar me vetëm 25-30% të kapacitetit të tyre ditët e fundit”.
Në shtator, presidenti Putin kërcënoi se do të rivendoste kufizime për eksportet, duke pretenduar se pothuajse i gjithë drithi që largohej nga Ukraina po dërgohej në Evropë, jo në vendet në zhvillim.
Ukraina e ka hedhur poshtë me forcë pretendimin dhe të dhënat e OKB-së tregojnë dhjetëra dërgesa, duke përfshirë një numër të ngarkuar nga Programi Botëror i Ushqimit, që dërgohen në vendet me të ardhura të ulëta në Afrikë dhe gjetkë.
Ministria tha se një nga anijet që nisej sot po transportonte 40,000 ton grurë për në Jemen./FolDrejt/