Në vazhdën e sulmeve vdekjeprurëse ajrore gjatë natës në rajonet perëndimore të Ukrainës, Rusia është akuzuar për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak i përshkroi bombardimet si “sulme të qëllimshme në shkallë të gjerë ndaj civilëve. Vetëm për hir të vrasjeve dhe presionit psikologjik”.
Ai shtoi se breshëria ishte “një manifestim i pamohueshëm” i “aktivitetit terrorist të Rusisë, i dokumentuar ligjërisht nga shkatërrime dhe viktima të shumta”.