Një zyrtar i lartë ukrainas i ka shtuar korit të kujdesit nga Kievi për qëllimin e deklaruar të Rusisë për t’u tërhequr nga Kherson në perëndim të lumit Dnipro, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.
Rusia “dëshiron ta kthejë Kherson në një “qytet të vdekjes”, tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar në Zyrën e Presidentit të Ukrainës, në Twitter të enjten.
“Ru-ushtarakët minojnë gjithçka që munden: apartamente, kanalizime. Artileria në bregun e majtë [lindor] planifikon ta kthejë qytetin në gërmadha. Kështu duket ‘bota ruse’: erdhi, grabiti, festoi, vrau ‘dëshmitarët’, la rrënoja dhe u largua”, tha ai.
Nëse Rusia do të tërhiqej nga qyteti i Khersonit, vendbanimi do të ishte ende brenda rrezes së artilerisë së ushtrisë ruse në bregun lindor të lumit Dnipro.
Të mërkurën, Natalia Humeniuk, zëdhënëse e forcave të armatosura të Ukrainës në jug, theksoi nevojën për “heshtje mediatike” ndërsa operacionet vazhdojnë në rajonin Kherson.
Humeniuk shtoi se të gjitha informacionet “duhet të perceptohen në mënyrë kritike”, një referencë e dukshme ndaj njoftimit rus se trupat do të tërhiqen nga bregu perëndimor i Khersonit./FolDrejt/