Parlamenti i Ukrainës votoi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Maksym Stepanov, për shkak të trajtimit të pandemisë së koronavirusit.
Ligjvënësit votuan me 292 vota për dhe një kundër shkarkimit të Stepanovit.
Ky është ministri i tretë i Shëndetësisë që shkarkohet, që nga fillimi i pandemisë.
Shkarkimin e kërkoi kryeministri Denys Shmyhal.
Me më shumë se 2 milionë infeksione të regjistruara me koronavirus dhe mbi 48,000 viktima, Ukraina është ndër vendet më të goditura në Evropë nga pandemia.
Deri më 18 maj, rreth 950,000 ukrainas kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Të martën, Parlamenti i Ukrainës miratoi edhe dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë, Ihor Petrashko, dhe të Infrastrukturës, Vladyslav Krykliy.
Ekonomia e Ukrainës është tkurrur për 2 për qind në çerekun e parë të vitit 2021.