Ukraina ka thënë se synon të hapë 10 korridore humanitare sot për të evakuuar civilët e bllokuar, por shtoi se civilët që përpiqen të largohen nga Mariupoli i rrethuar duhet të përdorin automjete private.
Informacioni për 10 korridore të planifikuara u njoftua nga zëvendëskryeministrja Irina Vereshchuk, e cila deklaroi se ata janë të gjithë në jug dhe lindje të Ukrainës, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse po rigrupohen për shkak të asaj që ata pretendojnë se është një ofensivë e re dhe se Moska planifikon të pushtojë sa më shumë territor që të mundet në Ukrainën lindore, në rajonin e Donbasit në kufi me Rusinë./FolDrejt/