Të paktën 468 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës shkurtin e kaluar, ka pohuar Ukraina, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
947 fëmijë të tjerë janë plagosur, sipas vlerësimeve të fundit të Prokurorisë së Përgjithshme të vendit.
Sipas Konventës së Gjenevës, vrasja dhe gjymtimi i fëmijëve si rezultat i veprimeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta, konsiderohet një krim lufte.
Në javën e fundit, autoriteti ukrainas ka regjistruar 1,614 vepra të reja – 1,588 krime agresioni/krime lufte dhe 26 krime kundër sigurisë kombëtare./FolDrejt/