Një spital i fëmijëve në rajonin e Luhanskut ishte shënjestër e forcave ruse, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Shtatë fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekë, u evakuuan nga ndërtesa, pasi çatia mori flakë.
Spitali është në qytetin e Severodonetsk, në rajonin e Luhanskut të Ukrainës lindore, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase. Deri tani raportohet se janë shkatërruar dhjetë sosh.