Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se tre anije ruse janë në gatishmëri në Detin e Zi, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Në një përditësim në Facebook, ai shkroi: “Ka tre anije armike në Detin e Zi në gatishmëri luftarake në Detin Azov. Armiku vazhdon të kontrollojë komunikimet detare duke mbajtur gatishmërinë luftarake.
“Federata Ruse vazhdon të shkelë Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Jetës së Njeriut në Det 1974 (SOLAS), duke çaktivizuar sistemet e identifikimit automatik (AIS), në anijet civile në Detin Azov”./FolDrejt/