Ish-komandanti i regjimentit ukrainas të Gardës Kombëtare “Azov” deklaroi se një e treta e të vdekurve ishin pjesëtarë të batalionit “Azov”, ndërsa pjesa tjetër ishin pjesëtarë të patrullës kufitare dhe marinës, si dhe të policisë.
Trupat e dhjetëra luftëtarëve ukrainas që vdiqën gjatë rrethimit të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol janë ende në pritje për t’u tërhequr, tha sot ish-komandanti i regjimentit ukrainas të Gardës Kombëtare të Azov, Maxim Zorin.
Ai tha se, sipas kushteve të shkëmbimit të fundit, rreth 220 trupa të vrarë në “Azovstal” janë dërguar tashmë në Kiev, por “i njëjti numër trupash mbeten ende në Mariupol”, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.