Ukraina u bëri thirrje sot banorëve të zonave të pushtuara rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhia që të evakuojnë qytetin për sigurinë e tyre.
Moska dhe Kievi akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimin e centralit bërthamor, më të madhin në Evropë, i cili rrezikon të shkaktojë një katastrofe bërthamore.
“U bëj thirrje banorëve të zonave ngjitur me termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias… dhe u them të evakuohen! Gjeni një mënyrë për të arritur në territorin e kontrolluar nga Ukraina ”, tha zëvendëskryeministrja Irina Vereshuk në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruan The Guardian.
Kryebashkiaku ukrainas i Enerhodarit, qyteti kryesor që i shërben centralit bërthamor, tha në një postim të veçantë në Telegram se qyteti është nën zjarr nga forcat ruse dhe se furnizimi i tij me energji elektrike është ndërprerë .
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët dhe akuzon Kievin për bombardimin e centralit bërthamor./abcnews.al/