Në kufirin me Moldavinë, Shërbimi Shtetëror Kufitar i Ukrainës gjeti në një kuti fëmijësh një burrë të rritur. Ai u zu në postbllokun Rososhany, në një makinë “Renault” të drejtuar nga një grua, e cila kishte brenda edhe fëmijët e vet.
Pas kontrollit të dokumenteve të tyre, rojet kufitare kanë kontrolluar edhe bagazhin e makinës, në të cilin, në një kuti foshnjash, kanë gjetur një burrë të lindur në vitin 1985. Pas marrjes në pyetje nga shërbimi kufitar, bashkëshortja tregoi se po përpiqej ta transportonte babanë e fëmijëve të saj përtej kufirit.
Rojet kufitare nuk e kanë lejuar kalimin e “pasagjerit”, pasi burrat nga mosha 18 deri në 60 vjeç nuk lejohen të largohen nga Ukraina pas ligjit të ri ushtarak ukrainas. /Epoka e re/