Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë u dakurduan që të hapin 10 korridore humanitare, për të sjellë ndihma dhe për të bërë evakuimin e qytetarëve.
Këto do të hapen edhe në dy qytetet të cilat janë të rrethuara nga ushtarët rusë në Mariupol dhe në Kherson, ndërsa të tjerat do të jenë në rajonin e Kievit dhe atë të Luhansk.
Ukrainasit pasi dëgjuan që situata në disa zona është disi normale kanë vendosur që të kthehen nga Polonia në vendin e tyre.
Nga ana tjetër kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, vendi që ka pritur më së shumti refugjatë ukrainas, po kërkon nga Komisioni Evropian që të bllokojë të gjitha tregtitë me Rusinë./FolDrejt/