Në aktivitetin e zhvilluar në qytetin Lviv të Ukrainës, Rusisë iu bë thirrje që të lirojë këta persona në të cilët përfshihen gazetarë, kryetarë komunash dhe deputetë.
Aktivistët ukrainas kërkuan lirimin e personave të cilët pretendohen se janë kapur rob nga rusët dhe paraqitën emrat e këtyre personave në një mur nëpërmjet projektorit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në aktivitetin e zhvilluar në qytetin Lviv të Ukrainës, Rusisë iu bë thirrje që të lirojë këta persona në të cilët përfshihen gazetarë, kryetarë bashkie dhe deputetë.
Aktivistja Anastasiia Moskvychova tha se nuk kanë asnjë informacion për më shumë se 30 ukrainas dhe se presin mbështetjen nga mbarë bota që këto të persona të zhdukur dhe të kapur rob të bashkohen me familjet e tyre.
Ai vuri në dukje se do të njoftojnë në çdo platformë zërin e familjeve të viktimizuara. “Nuk e dimë se ku dhe në cilat kushte ndodhen. Duam të shpjegojmë historinë e këtyre njerëzve dhe të tërheqim vëmendjen e botës. Për këtë arsye kemi filluar edhe këtë lëvizje”, tha Moskvychova.
Protesta përfundoi shpejt për shkak të rënies së sirenave. Pas alarmit ajror të gjithë pjesëmarrësit dhe banorët e zonës u strehuan nëpër strehimore./FolDrejt/