Në stacionin hekurudhor Dnipro në Ukrainë, njerëzit po përballen me të paktën gjashtë orë pritje në mot me borë dhe të ftohtë për të hypur në një tren evakuimi që shkon në perëndim.
Shumë filluan të rrinë në radhë në orën 08:00 me kohën lokale, duke përfshirë edhe familje nga vetë Dnipro, të cilët e shohin luftën duke ardhur më pranë tyre dhe duan të dalin jashtë sa më shpejt që munden.
Ka familje të tëra në radhë që presin për të hypur në tren, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Policia largoi nga aty disa burra, duke u thënë se duhet të paraqiteshin për luftim.