Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq civilët në qytetin ukrainas Melitpol në juglindje të vendit, duke u konfrontuar me trupat ruse dhe konvojin e mjeteve ushtarake, shkruan The Guardian.
Në video civilët dëgjohen duke bërtitur në gjuhën ukrainase: “Shkoni në shtëpi. Fashistë. A do të na qëlloni, e shihni se nuk kemi armë. Shkoni në shtëpi”
E një ushtar ruse duke menduar se do ta tremb turmën shtie me pushkë në ajër, por pa ndonjë rezultat – banorët as qe mendonin të largoheshin nga rruga.
Madje një kamion afrohet me shpresën së madhësia e tij do të bind civilët të lirojnë rrugët. Megjithatë nuk dihet nëse konvoji u ushtrisë ruse është lejuar të kalojë në këtë qytet. /abcnews.al/
Тварина направляє зброю на цивільних. Мелітополь pic.twitter.com/qycM8Kgmpz
— Кам’янський димар (@huidneprodym) March 1, 2022