Duke theksuar se ata erdhën në Turqi sepse kishin miq në Stamboll, Donald tha se, “Mendoj se Turqia është e sigurt për ne. Jam duke menduar të qëndroj në Stamboll për rreth një muaj”.
Ata që janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi një luftë kundër vendit, vazhdojnë të vijnë në Turqi pasi thonë se e gjejnë këtë vend të sigurt, raporton Anadolu Agency (AA).
Familjet ukrainase duke ngarë makinat e tyre nga qytetet ku kanë jetuar më parë, po hyjnë në Turqi përmes portës kufitare Kapikule me Bullgarinë.
Donald Hofferber është një nga ata që erdhi në Turqi me gruan e tij Lilly dhe fëmijët Aleksandr, Michael dhe Anna.
Familja Hofferber, e cila la miqtë e tyre në vendkalimin kufitar bullgar Kapitan Andreevo, hyri në Turqi në këmbë me valixhet e tyre.
Donald tha se ata ecën tetë kilometra nga qyteti Odessa për të arritur në kufi.
Ai tha se kishte shumë sulme në Ukrainë, duke theksuar se helikopterët sulmuan urat dhe bombat ranë shumë afër shtëpisë së tyre.
“Të nesërmen pasi u larguam nga shtëpia, tanket ruse arritën në shtëpinë tonë, por ushtria ukrainase shkatërroi 20 tanke ruse atje”, kujtoi ai.
Duke theksuar se ata erdhën në Turqi sepse kishin miq në Stamboll, Donald tha se, “Mendoj se Turqia është e sigurt për ne. Jam duke menduar të qëndroj në Stamboll për rreth një muaj”.
Gjatë rrëfimit me Donald-in, Lilly herë pas here shpërthente në lot.
Një tjetër shtetas ukrainas, Aleksandr Drogov, i cili erdhi në Turqi me familjen e tij, gjithashtu pohoi se Rusia po bombardonte vendbanimet civile.
Duke theksuar numrin e madh të personave që mbeten në mes të sulmeve, Drogov tha se, “Qytetarët e Rusisë nuk e dinë se çfarë po ndodh tani. Ata besojnë se ky është vetëm një sulm i përkohshëm. Ata vërtet nuk dinë për luftën, sepse mediat kontrollohen shumë mirë në Rusi. Shtëpia ime është shumë afër kufirit polak. Populli mbron qytetet në të cilat jetojnë”.
Ai po ashtu tha se do të qëndrojë në Turqi, duke shtuar se beson plotësisht se Ukraina do ta fitojë këtë luftë.
“Mendoj se Ukraina ka një nga ushtritë më të fuqishme. Nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë. Turqia ka qenë shumë e mirë me popullin ukrainas në këtë proces dhe për këtë arsye ne kemi ardhur refugjatë në Turqi”, shtoi ai.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, është pritur me dënime ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian (BE), SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera, që po zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.
Që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve ukrainase mbi 2 mijë civilë janë vrarë në Ukrainë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se mbi 874 mijë ukrainasë janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje./FolDrejt/