Forcat e armatosura të Ukrainës pretendojnë se sot gjatë luftimeve, kanë arritur ta zënë rob një oficer të ushtrisë ruse.
Në kumtesën e publikuar në Twitter, forcat e armatosura të Ukrainës, kanë njoftuar se bëhet fjalë për një nënkolonel të ushtrisë ruse.
Madje në njoftim është publikuar edhe fotografia e ushtarakut rus të zënë rob, ku shihet edhe libreza e tij ushtarake.
Në përshkrimin e fotografisë kanë dhënë një detaj interesant sa i përket pajisjeve dhe rrobat që i kishte veshur nënkoloneli rus.
“Nënkoloneli rus i zënë rob: barte brekë dhe çorape të forcave të armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe ushtria ukrainase pretendon se është shumë efikase në eliminimin e zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë.
Sipas të dhënave të tyre, nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, janë vrarë pesë gjeneralë rusë si dhe zëvendëskomandanti i flotës ruse.