Inxhinierët në Ukrainë kanë arritur ta rikthejnë energjinë elektrike në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.
Ky central u shkëput nga energjia elektrike si rrjedhojë e granatimeve ruse, transmeton Fol Drejt.
“Pas gati dy ditësh të funksionimit të pompave të ftohjes emergjente të zonave aktive të reaktorëve me energji nga gjeneratorët me naftë, stafi operativ po rivendos regjimin normal të furnizimit me energji të nevojave të vetë centralit nga sistemi energjetik i Ukrainës,” shkroi Energoatom – kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës./FolDrejt/