Rreth 2.4 milionë hektarë kultura dimërore me një vlerë totale prej 1.435 miliardë dollarësh do të mbeten të pa korrur në Ukrainë për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë.
Kështu njoftoi sot Ministria e Bujqësisë e Ukrainës, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se sektori i bujqësisë ukrainase deri më tani ka pësuar humbje prej 4,292 miliardë dollarësh për shkak të pushtimit rus./FolDrejt/