32 gazetarë janë vrarë gjithsej që nga fillimi i luftës në Ukrainë, tha nënkryetari i parë i Këshillit Suprem të Ukrainës, Oleksandr Korniyenko.
Ai ka nderuar personelin e medias që kanë humbur jetën, duke thënë: “Ne e çmojmë kujtimin e të vdekurve. Guxim dhe forcë për të gjithë ata që mbrojnë Ukrainën në frontin e informacionit. Faleminderit për punën tuaj.”
Gjatë muajit të parë të pushtimit rus, dy gazetarë u vranë kur zjarri i artilerisë shënjestroi një ekip të kanalit televiziv amerikan Fox News.
Ata ishin Pierre Zakrzewski, një kameraman 55-vjeçar dhe Olexandra Kuvshyno , një gazetare ukrainase 24-vjeçare që punonte për Fox News, sipas Reporterëve pa Kufij. /tch/
Journalist's Day in Ukraine.
32 media people have died since the beginning of the full-scale invasion. We cherish the memory of the perished. Courage and strength to all those who defend Ukraine on the information front. Thank you for your work! pic.twitter.com/RUka6MRTov— Oleksandr Korniyenko (@OlekKorn) June 6, 2022