Ukrainasit po përpiqen të pastrojnë gjurmët e luftës në Irpin, në veriperëndim të kryeqytetit Kiev, nga ku u tërhoqën forcat ruse.
Derisa përleshjet midis forcave ruse dhe ukrainase vazhdojnë në pjesët jugore dhe lindore të Ukrainës, njerëzit që jetojnë në zonat ku luftimet kanë pushuar ose kanë përfunduar po përpiqen për t’u kthyer në rutinën e tyre të përditshme, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Banorët po pastrojnë dhe riparojnë ndërtesat dhe shtëpitë që ishin në shënjestër të forcave ruse.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se të paktën 2.787 civilë janë vrarë dhe 3.152 janë plagosur që kur Rusia filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt, por druhet se numri i saktë është shumë më i lartë.
Deri më tani, 7.7 milionë njerëz në Ukrainë janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 5.3 milionë kanë ikur në vende të tjera, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët./FolDrejt/