Një e treta e Severodonetsk është nën kontrollin e forcave ruse.
Guvernatori i rajonit të Luganskut ukrainas, Serhiy Gaidai, deklaroi sot se trupat ruse po përparojnë ngadalë drejt qendrës së Severodonetsk.
Ai i tha televizionit shtetëror ukrainas se forcat ukrainase që mbrojnë Severodonetsk nuk janë në rrezik të rrethohen, pasi ato mund të tërhiqen në Lisichansk, në bregun e kundërt të lumit, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.