Rusët janë tërhequr nga veriu i Ukrainës, por kjo e fundit po përgatitet për një operacion të madh rus, në lindje të vendit.
Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se beteja për rajonin e Donbasit ia kujton botës Luftën e Dytë Botërore.
Kuleba u kërkoi vendeve të NATO-s të siguronin armë për të luftuar rusët. Sekretari i përgjithshëm i aleancës perëndimore tha se NATO ishte gati të forconte mbështetjen, edhe pse ai nuk dha detaje se çfarë armësh do të ofronte, shkruan BBC, transmeton Fol Drjet.
Në ditën e 43-të të pushtimit rus të Ukrainës, një ekip i BBC-së vizitoi fshatin verior Yahidne, i cili ishte i pushtuar nga ushtarët rusë për gati një muaj.
Të ndash hapësirën me të vdekurit
“Kur rusët hynë, ata morën burra, gra dhe fëmijë nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e armëve dhe i ngujuan në bodrumin e shkollës lokale për katër javë” -rrëfen Mykola Klymchuk, një banor ukrainas i mbijetuar i luftës.
Ai u lidh në një mur që të mund të flinte në këmbë.
“Kjo ishte një gjysmë metër hapësira ime. Unë flija në këmbë”, tha ai. “Këtu u lidha me shami për parmaku që të mos rrëzohesha. Kam kaluar 25 net kështu.”
Përafërsisht 130 njerëz u vendosën në një dhomë afërsisht 65 metra katrorë, specifikoi Klymchuk.
Mykola tregon se si nuk mund të lëvizte fare nga frika se mos shkele mbi njerëzit.
“Kur njerëzit vdiqën, trupat nuk mund të hiqeshin menjëherë. Ushtarët rusë nuk do na lejonin çdo ditë të bënim at punë. Dhe për shkak të luftimeve të vazhdueshme jashtë – ishte gjithashtu e rrezikshme” – vijon ai rrëfimin i tronditur.
Kështu, për ditë të tëra ata u detyruan të bashkëjetojnë me të vdekurit – thotë ai.
Ndërsa dalin më shumë detaje për mizoritë në zonat e kontrolluara dikur nga rusët, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për të pezulluar Moskën nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut. Kremlini e përshkroi votimin si “të paligjshëm”./FolDrejt/