Në Ukrainë, ku janë duke vazhduar sulmet e Rusisë, si ndërtesat dhe infrastruktura, ashtu edhe natyra mban gjurmët e sulmeve intensive.
Ndërsa lufta ruso-ukrainase vazhdon, ushtria ukrainase rimori kontrollin në fillim të prillit në Irpin, Bucha, Borodyanka dhe Gostomel në rajonin e Kievit, ku shihet se shumë pemë janë djegur dhe shkatërruar në pyje, teksa nga ana tjetër vazhdojnë punimet për çmontimin e minave dhe pastrimin e municioneve të pashpërthyera, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në pyje gjenden pjesë të municioneve të ngecur, automjete të blinduara, predha të pashpërthyera, automjete të djegura civile dhe kafshë të humbura gjatë konfliktit.
Nga ana tjetër, shihet se karburantet e derdhur nga mjetet e shpërthyera e të djegura të luftës dëmtojnë pyjet dhe fushat.
Natyra mban gjurmë të ngjashme në rajonin Chernihiv, afër kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë, ku ka pasur sulme ajrore intensive./FolDrejt/