Ndërsa Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij kanë deklaruar se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga Ukraina, Bashkimi Evropian po përgatitet që ta “godas” atë me armën e vjetër: atë të ndihmave ushtarake për Ukrainën, shkruan Fol Drejt.
Sipas agjencive ndërkombëtare, Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë arritur një marrëveshje politike duke miratuar një tjetër paketë prej 500 milionë eurosh ndihmë ushtarake për Ukrainën. Kjo ndihmë tashmë e ka çuar totalin e ndihmave në 2.5 miliardë euro.
Të paktën kështu ka deklaruar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, presidenti i Këshillit Evropian: Charles Michel.
“Europa vazhdon të garantojë paqen dhe mbrojtjen e vlerave tona. Përshëndes marrëveshjen politike që u arrit në Këshillin e BE-së për paketën e pestë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që e çon totalin në 2.5 miliardë euro”, shkroi Michel, përcjell La Repubblica.
“Europa është me Ukrainën”, shkroi Michel, duke treguar pozicionin politik të cilin e ka marr BE në raport me Ukrainën.
Megjithatë, orvatia e BE-së për ta goditur Rusinë me “armën e vjetër”, e cila nënkupton edhe pakon e re të sanksioneve, duket që nuk do ta tremb “ariun polar”. Po sipas La Repubblica, Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, citohet të ketë thënë se “nuk dihet kur do të përfundoi ‘operacioni special’ në Ukrainë. Fundja, nuk ka rëndësi koha, por efektiviteti”./FolDrejt/